Sport Glasgow i jep fund dominimit të Celtic pas 9 vitesh, fiton titullin...

Glasgow i jep fund dominimit të Celtic pas 9 vitesh, fiton titullin e 55-të

Rangers është zyrtarisht kampion i Skocisë. Skuadra e Steven Gerrard prishi dominimin e Celtic dhe pas 9 vitesh mungesë ka arritur të ngjitet në majën e futbollit vendas.

Glasgow Rangers kanë fituar 55 herë kampionatin skocez, në historinë  e tyre të filluar në vitin  e largët 1872.

Por ky i fundit, i fituar ditën e sotme, për shumë tifozë gjykohet mundësisht si më i bukuri nga të gjithë. Jo vetëm sepse thyen dominimin 9-vjeçar të rivalëve të përjetshëm, Celtic, por sepse mbyll një kapitull dramatik për klubin të filluar në vitin 2012, ku pas vështirësive financiare praktikisht falimentoi duke rënë në kategoritë e ulëta skoceze.

Ndërkohë sot, me fitoren 3-0 ndaj St. Mirren, dhe barazimin e njëkohësishëm të Celtic me Dundee United, djemtë e ish-yllit të Manchester United, Steven Gerrard, kanë siguruar titullin e 55-të, pasi për dy vjet ishte “djegur” nga Celtic duke përfunduar në vend të dytë.

Qindra tifozë të saj kanë dalë në rrugët e qytetit për të festuar titullin kampion numër 55 në histori. Mes flakadanësh dhe pa respektuar asnjë masë anti-covid, tifozët e Rangers i janë gëzuar suksesit historik në një vit aspak të zakontë.