Aktualitet Goditën punonjësit e OSHEE-së, arrestohet i ati, në kërkim i biri

Goditën punonjësit e OSHEE-së, arrestohet i ati, në kërkim i biri

Policia e Vlorës ka arrestuar një 54-vjeçar, dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 19-vjeçar, banues në Gorishtë.

Sikurse njoftohet nga uniformat blu, babë e bir, kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të OSHEE-së.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.