Aktualitet Goditet grupi i trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri

Goditet grupi i trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri

Goditet një grup i trafikut të armëve në Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Europë.

Një total prej 24 vendesh evropiane me mbështetje nga institucionet dhe BE përfshirë Europol, janë bashkuar për të sinjalizuar armët e paligjshme me origjinë turke të cilat trafikohen ilegalisht në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera, shkruajnë mediat e huaja.

Operacioni i quajtur ‘BOSPHORUS’ u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune (Politia Romana) brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT). Të mbështetur nga Europol, autoritetet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza të inteligjencës të blerësve dhe shitësve të armëve të zjarrit në fillim të këtij viti për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar.

Gjatë harkut kohor të datës 2 dhe 11 nëntor në kuadër të këtij operacioni “BOSPHORUS” u përfshinë oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania të cilët kryen 81 bastisje shtëpish.

Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime të mëposhtme:

11 arrestime;

191 armë zjarri;

3 714 gëzhoja municioni;

sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;

paketat e cigareve të stampuara;

1 automjet;

164 fishekë copë piroteknikë;

Si dhe dokumente false të identitetit.

Nga rezultatet e mëparshme, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armë zjarri.