Kulturë Golden Globe, triumfon Bohemian Rhapsody

Golden Globe, triumfon Bohemian Rhapsody

Bohemian Rhapsody ishte fituesi surprizë i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe mbrëmjen e së dielës. Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve të përziera të kritikës dhe trazirave gjate produksionit.

Regjisori i parë i tij, Bryan Singer u pushua nga puna për shkak të asaj që u cilësua si “sjellje e dyshimtë”, në mesin e raporteve se ishte grinder keqas me aktorin kryesor Rami Malek ne sheshin e xhirimit.

Projektin e përfundoi Dexter Fletcher. Filmi rezultoi një sukses në box office, dhe Malek është tani ndër favoritet për të fituar një çmim Oskar në 24 shkurt, ndërkohë që e siguroi globin e artë të aktorit më të mirë. Në fjalimin e pranimit të çmimit, aktori nuk e falënderoi Singerin dhe i bëri homazh grupit te madh muzikor.

“Kjo është për ty Brian May e për ty Roger Taylor, që garantuat vazhdimësinë e autenticitetit në këtë botë. Dhe ky është për të mrekullueshmin Freddie mercury, prej të cilit edhe e arrita ta kem këtë nder!”, u shpreh Malek.

Bohemian Rhapsody fitoi dhe çmimin e filmit më të mirë. “A star is born” me Lady Gagën nuk arriti të çojë në shtëpi përveçse një çmim, ndonëse ishte nominuar për 5.

Green Book ishte një tjetër krijim që arriti të dalë nga mbrëmja e Golden Globe me tre çmime, përfshirë atë të skenarit më të mirë.

Një prej surprizave të tjera të ceremonisë ishte Glenn Close, e cila rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë për rolin e saj tek “The Wife”, duke ia hequr kështu nga duart fitoren Lady Gages, që pritej gjerësisht të marrte këtë çmim.