Aktualitet Gomonia gati për të trafikuar hashash! Kapet nga policia

Gomonia gati për të trafikuar hashash! Kapet nga policia

Shpërndaje

Një gomone 7 metër e gjatë me një motor të fuqishëm dhe dy pako hashashi të mëdha u sekuestruan nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force.

Aksioni u ndërmor në Karaburin, në vendin e njohur si Gjiri i Petullës.

Nga kontrolli i ushtruar në zonë, janë gjetur gjithashtu në një tjetër gji, të njohur si Gjiri i Bri Stanit, edhe bidona të mbushur me karburant të llojit benzinë, që do të shërbente për mjetin lundrues.

Aksioni policor është në vazhdim e sipër dhe sipas uniformave blu dyshohet se në zonë është fshehur një tjetër sasi droge, që do të ngarkohej në gomone me destinacion të dyshuar si Italinë.

Nuk ka ende detaje në lidhje me persona të ndaluar, apo autorë të dyshuar të trafikut.