Aktualitet Grabitësit e armatosur lidhin familjarët dhe u marrin 8 mijë Euro

Grabitësit e armatosur lidhin familjarët dhe u marrin 8 mijë Euro

Një grabitje me armë ka ndodhur në një banesë në fshatin Dom të Klosit rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Mësohet se kanë disa persona të maskuar kanë hyrë në një banesë për të vjedhur dhe kanë lidhur familjarët.

Sipas këtyre të fundit, autorët kanë qenë 5 persona dhe ishin të armatosur e të maskuar.

Grabitësit morën rreth 8 mijë Euro dhe 1 milion Lekë të vjetra nga kjo banesë e më pas u larguan.

Familjarët nuk kanë pësuar lëndime. Ishin ata që njoftuan policinë për ngjarjen. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e grabitësve.