Aktualitet Grabitësit plagosin me armë zjarri çiftin në Tiranë

Grabitësit plagosin me armë zjarri çiftin në Tiranë

Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet.

Ishte ora 21:40, kur persona të paidentifikuar shkuan për të grabitur në shtëpinë e Petrit dhe Afërdita Laze.

Por kur u panë në të zotët e shtëpisë, një prej autorëve hapi zjarr duke i lënë të dy të plagosur. Bashkëshortët Laze u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen. Në një njoftim të sajin, Policia e Shtetit tha se janë ngritur pika kontrolli dhe se vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.