Aktualitet Grabitet argjendaria në pedonalen e Korçës

Grabitet argjendaria në pedonalen e Korçës

Një argjendari është grabitur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit, në pedonale.

Skema

Pasi kanë shkatërruar qepenin, grabitësit kanë hequr bravën e derës dhe kane hyrë brenda të pashqetësuar.

Pronaret kane konstatuar mungesën e një sasie të bizhuve, por ende nuk ka te dhëna për dëmin që është bërë.

Policia është në kërkim të autorëve të grabitjes.