Aktualitet Grabitet pika e karburantit, autorët hapin zjarr në drejtim të policisë

Grabitet pika e karburantit, autorët hapin zjarr në drejtim të policisë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Në objektivin e autorëve ka qenë një pikë karburanti në afërsi të fshatit Dishnicë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur në pikën e karburantit, por mësohet se grabitësit nuk kanë mundur të largohen qetësisht nga vendngjarja, pasi janë pikasur nga policia.

Teksa uniformat blu janë vënë në ndjekje të grabitësve dhe u kanë kërkuar atyre të ndalojnë, ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.