Sport Grabitet shtëpia e Cristiano Ronaldos

Grabitet shtëpia e Cristiano Ronaldos

Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka rënë pre e grabitjes. Mbrëmjen e së mërkurës ai ishte në fushë, ku luajti me Portugalinë kundër Spanjës, por banesa e tij është grabitur.

Mediat vendase bëjnë me dije se shtëpia e yllit të Portugalisë në Madeira është vjedhur nga disa persona që nuk janë identifikuar ende.

Mësohet se grabitësi ka hyrë në shtëpi në momentin ku një nga punonjësit e mirëmbajtjes në banesë hapi derën e garazhit.

Grabitësi në një kohë të shkurtër arriti që të merrte disa sende me vlerë dhe një fanellë të Ronaldos.

Tashmë hajduti në koleksionin e tij do të ketë një fanellë të Juventusit me nënshkrimin e sulmuesit. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.