Aktualitet Grabiti dyqanin, policia italiane zbulon shqiptarin prej tatuazhit

Grabiti dyqanin, policia italiane zbulon shqiptarin prej tatuazhit

Tatuazhi që kishte në dorë nxori zbuluar shqiptarin, që u ndalua nga policia, i akuzuar për një grabitje të parave në arkën ne një dyqani ëmbëlsirash në Rimini.

Mediat italiane shkrujanë se kanë identifikuar 19-vjeçarin shqiptar me inicialet M.N si autor të grabitjes.

Ai u kap nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që kishte fytyrën e mbuluar dhe mbante një kapuç në koke e për këtë arsye nuk identifikohej në pamjet e siguruara nga kamerat.

Por, ajo që e ka tradhtuar ka qene nje tatuazh ne doren e majte, nje shkronje G, per te cilen mediat italiane shkruajne se ishte per vajzen me të cilën ai ishte i lidhur.

Disa orë pasi shqiptari kishte kryer grabitjen, ishte dehur dhe kishte bërë sherr në një lokal.

Ne kete kohe, policia e kishte shoqëruar në komisiarat dhe më pas u la i lire, por me pas ngjarjet u lidhen bashke dhe ai u zbulua si autor i grabitjes.