Aktualitet Grabitja e bankës në Tepelenë, identifikohet autori

Grabitja e bankës në Tepelenë, identifikohet autori

Policia ka arritur të identifikojë autorin e grabitjes së bankës në Tepelenë.

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.

Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e autorit.

Policia është vënë në ndjekje të tij.