Kryesore Grabitja në Pashaliman, Meta shkarkon komandantin e Forcave Detare

Grabitja në Pashaliman, Meta shkarkon komandantin e Forcave Detare

Presidenti, Ilir Meta, dekreton shkarkimin e komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani.

“Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit”, thuhet në dekret.

Shkarkimi i tij u bë pas propozimit të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë.

Për ngjarjen, Xhaçka firmosi shkarkimin e zinxhirit komandues në bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

Nga hetimi administrativ i Shtabit të Përgjithshëm rezulton se të shkarkuarit janë përgjegjës për mangësi në masat e sigurisë në bazë.