Aktualitet Grabitja në Rinas, 4 të arrestuar, 40 të shoqëruar, zbulohet një furgon...

Grabitja në Rinas, 4 të arrestuar, 40 të shoqëruar, zbulohet një furgon me armë

Pak pas grabitjes sot në aeroportin e Rinasit policia ka prangosur 4 persona dhe ka shoqëruar të paktën 40 te tjere.

Në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime.

Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga security i aeroportit.

Grabitësit pak pasi kanë marrë paratë, janë larguar menjëherë nga aeroporti por në ikje kanë shkëmbyer zjarr me forcat e policisë duke i sulmuar me granata e kallashnikove.

Policia është përgjigjur me zjarr dhe një prej grabitësve ka mbetur i vrarë.

Sipas dëshmive të para mësohet se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.