Aktualitet Grabitja në Rinas, “Austria Airlines” merr vendim për transfertat e parave

Grabitja në Rinas, “Austria Airlines” merr vendim për transfertat e parave

Një ditë pas grabitjes së armatosur të ndodhur në Aeroportin e Rinasit, ku persona të armatosur e të maskuar morë miliona euro ka reaguar kompania Austria Airlines.

E cituar në mediat ndërkombëtare, zëdhënësja e kompanisë Tanja Gruber tha se si masë sigurie, nuk do të ketë më transferta parash nga Tirana për në Vjenë.

Autorët i grabitën paratë në kohën kur ato po transportoheshit drejt avionit të kësaj kompanie. Grabitja ndodhi në sytë e qindra pasagjerëve që ndodheshin në avionin e Austria Airlines, të cilët po prisnin për t’u ngritur në fluturim.

“Pasagjerët sapo kishin hipur. Në asnjë moment nuk pati asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët”, saktësoi zëdhënësja e kompanisë ajrore. Nisja e avioni u vonua me rreth 3 orë.

Për ngjarjen janë shoqëruar të paktën 40 persona, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 të tjerë.

Grabitja e armatosur ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Autorët u futën me një furgon të bardhë për të hyrë në pistën e aeroportit, një automjet me targa false dhe me mbishkrimin “kontrolli Tatimor”. Automjeti u gjet më vonë i djegur nga policia.

Gjatë kohës që po largoheshin me paratë e vjedhura, shifra e saktë e të cilave nuk është bërë zyrtarisht e ditur, autorët u përplasën me policinë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Armir Murataj.

Ky i fundit është një personazh i njohur për autoritetet shqiptare, por dhe greke.

I konsideruar si organizator dhe koka e bandës së grabitësve të dënuar pak kohë më parë për 3 grabitje ku u morën shumë të mëdha parash, Murataj është person i shpallur në kërkim prej rreth 2 vjetësh. Ndërsa në 2013-n ai u arratis sëbashku me 10 të burgosur të tjerë të rrezikshëm nga burgu grek i Trikallës.

Ndërkohë, grabitja e ndodhur ditën e djeshme, ka gjetur një pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare. Neë York Times, Ëashington Post, The Guardian, e shumë media të tjera kanë shkruar për ngjarjen në fjalë.