Kryesore Grabitja në Rinas, dyshime për vrasjen e kryegrabitësit, antimafia ngrin pasuritë

Grabitja në Rinas, dyshime për vrasjen e kryegrabitësit, antimafia ngrin pasuritë

Nëse dyshimet se grabitësi i parave në pistën e aeroportit të Rinasit, Admir Muratajt është vrarë nga shokët e tij po bëhen gjithnjë e më të forta. Tani, rrethi i ekzekutuesve të mundshëm po ngushtohet.

Policia ka deklaruar se dy persona po ndiqen si bashkëpunëtorë të Muratajt në vjedhjen spektakolare të 9 prillit. I dyshuari i parë është 31-vjeçari, Klement Çala, i akuzuar për vjedhjen e 1 milionë eurove në 2013 nga Banka Kombëtare greke e Larisës.

Më pas, i arratisur nga burgu i Trikallës dhe i shpallur në kërkim në vitin 2017, si i përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qaf-Kashar.

Ndërsa personi i dytë që rezulton deri më tani si i dyshuar nga policia, pas këqyrjes së videove të vendngjarjes është një ish komando që ka marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të ushtrisë shqiptare.

Familjarët ishin të parët që hodhën dyshimet se përse Murataj mund të jetë vrarë nga pjesëtarët e grupit të tij. Ndërkohë, pasuritë e familjes që kapin një vlerë prej 600 mijë eurosh pritet të konfiskohen me ligjin antimafia. Prokurorëve u janë dashur më shumë se dy vite t’i verifikojnë pronat e përvetësuara nga Murataj, që prej vitit 2012. Pas kërkesës për sekuestro, pritet që këto pasuri të konfiskohen nga shteti.