Aktualitet Grabitja në Rinas, Oltion Veseli kërkon lirinë: Nuk jam unë personi që...

Grabitja në Rinas, Oltion Veseli kërkon lirinë: Nuk jam unë personi që mora paratë

Oltion Veseli ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, masën e sigurisë “Arrest me burg” që dha shkalla e parë.

Veseli në ankesën e tij shprehet se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria, se ai ka qenë në pistën e Aeroportit të Rinasit, në momentin që ndodhi grabitja.

Oltion Veseli njihet ndryshe dhe si ish-imam i vetëshpallur, kërkon të lirohet pasi, siç thuhet në kërkesë, nuk ka prova kundër tij.

“Nuk jam unë personi që kam marrë paratë”, – shprehet Oltion Veseli.

Sipas Policisë ish-imami Oltion Veseli, është njëri nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen e parave në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Burime nga Policia e Shtetit shprehen se Oltion Veseli ka qenë pjesë e grabitësve që hyjnë në Rinas dhe që u arrestua dy ditë më parë.

Bashkëpunëtorët e tjerë Aldon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, kanë ndihmuar për të kryer grabitjen, por nuk kanë qenë në pistë.