Aktualitet Grabitja në Rinas, RENEA rrethon fshatin Dritas, dyshohet se fshihen autorët

Grabitja në Rinas, RENEA rrethon fshatin Dritas, dyshohet se fshihen autorët

Policia dhe RENEA po zhvillojnë një aksion në fshatin Dritas për kapjen e grabitësve të eurove në Rinas ditën e djeshme.

Fshati Dritas ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët.

Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur.

Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen.

Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.