Aktualitet Grabitja në Rinas, sot banka shoqëroi paratë sërish me të njëjtën kompani!

Grabitja në Rinas, sot banka shoqëroi paratë sërish me të njëjtën kompani!

“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”, deklaroi në një konferencë për median, drejtori i policisë së rendit Altin Qato.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato ndodhet në një deklaratë për median ku rendit se kush janë shkeljet që ka bërë kompanisë private të sigurisë “Jaguar”.

Njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte leje për të qarkulluar

Çështja në hetim dhe po ndiqet me përparësi të lartë nga policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë për krimet e rënda. Përveç punës që po bëhet për zbulimin e autorëve policia ka ngritur grupet e punës për të analizuar përgjegjësitë e strukturave përkatëse lidhur me sigurinë e transportit të vlerave monetare.

Subjekti privat i sigurisë fizike “Jaguar” ka shkelur këto rregulla

-Mjetet për transportin e vlerave monetare ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret. Pabvarësisht se ne lejen e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor janë shënuar automjete të prodhimit të veçantë

-Kamerat e instaluara në mjetin e blinduar nuk ishin të aktivizuara në momentin e ndodhjes së ngjarjes

-Njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte autorizim për të qarkulluar me këtë mjet

-Punonjësit e shërbimit ishin të pajisur me armë zjarri por nuk kanë reaguar në përputhje me ligjin për përdorimin e armëve

-Mjetet e gjurmimit nuk ishin vendosur sipas procedurave standarde për shoqërimin e vlerave monetare

-Dy automjetet e shoqërimit të vlerave monetare nuk kishin logon dhe stemën e shoqërisë private të sigurisë fizike

-Punonjësit e shërbimit të eskortës nuk kanë njoftuar punonjësit e policisë së shtetit dhe nuk kanë bashkëpunuar me to në momentin e ndodhjes së ngjarjes sipas procedurave standarde.

-Qendra e kontrollit të shoqërisë private të sigurisë fizike “Jaguar” nuk funksionoi për menaxhimin e këtij shërbimi.