Aktualitet Grabitje si nëpër filma, shqiptari në kërkim ndërkombëtar

Grabitje si nëpër filma, shqiptari në kërkim ndërkombëtar

Ky është Ramazan Hysa, një 24–vjeçar shqiptar ndaj të cilit autoritetet në Maltë kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai akuzohet si një prej dy personave që të enjten e shkuar grabitën një argjendari në Tigne.

Autoritetet kanë publikuar edhe foton e 24–vjeçarit shqiptar, ndërsa kanë kërkuar ndihëm e qytetarëve për kapjen e tij.

Sipas asaj që shkruan MaltaToday, dy persona grabitën një argjendari, në pronësi të Diamonds International dhe morën bizhuteri me vlerë qindra mijëra euro, raporton Tv Klan.

Ata ishin të armatosur me shkopinj, një shotgun dhe një sëpatë.

Dy grabitësit mbanin maska dhe u arratisën me një makinë të bardhë, përpara se ta braktisnin atë në Gzira dhe të vijonin rrugën me biçikleta.

Një roje i sigurisë mbeti i lënduar pasi një prej grabitësve e goditi atë me fundin e shotgun-it në kokë. Ata qëlluan edhe njëherë në ajër me armën.