Kryesore Gramoz Ruçi paralajmëron sërish Ilir Metën: Sillu si president, ndryshe…

Gramoz Ruçi paralajmëron sërish Ilir Metën: Sillu si president, ndryshe…

I ndodhur në një takim elektoral në Libofshë  të Fierit, Gramoz Ruçi ka përforcuar dhe një herë deklaratën e tij që Ilir Meta të respektojë Kushtetutën dhe të sillet si president i Shqipërisë, dhe jo si president i LSI-së.

Ruçi tha se nuk janë kompetencat e tij që të vendos për akreditimin e zgjedhjeve, por të KQZ-së.

“Përfaqësuesit e LSI mendojnë se e kemi zgjedhur president Ilir Metën për të përfaqësuar LSI.

Gabohen rëndë.

LSI dhe Ilir Meta ta marrin vesh se në presidencë do të shkoj presidenti i Shqipërisë jo presidenti i LSI.

Nuk është presidenti që përcakton rregullat.

Nuk është presidenti që përcakton nëse zgjedhjet janë të lira apo jo.

Te manipuluara apo jo nuk i takon atij.

Janë numëruesit, komisionerët, KQZ  ku LSI është pjesë, etj, ata që vendosin, nuk vendos presidenti.

Presidenti ka vetëm një detyrë të zbatoj kushtetutën. Fituesi të administroj fitoren humbësi te dal në opozitë”, tha Ruçi.