Aktualitet Gramsh, gjendet i pajetë në lumin Devoll një 53-vjeçar

Gramsh, gjendet i pajetë në lumin Devoll një 53-vjeçar

Një trup i pajetë është gjendur ditën e sotme në afërsi të lumit Devoll në Gramsh.

Sipas informacioneve të para dyshohet që trupi të jetë i Besnik Tabakut rreth 53-vjeç nga po e njëjta zonë.

Familjarët kanë konfirmuar se viktima është larguar ditën e djeshme nga shtëpia rreth orës 17:00.

Ndërkaq policia në njoftimin zyrtarë ka informuar se në trupin e viktimës nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune, megjithse ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.