Bota Greqi, 2 mijë euro për çdo makinë që u bllokua nga bora

Greqi, 2 mijë euro për çdo makinë që u bllokua nga bora

Kryeministri i Greqisë kërkoi dëmshpërblim prej 2.000 eurosh për çdo automjet të bllokuar në autostradë nga stuhia e dëborës nga kompania koncesionare, që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës.

Pas kaosit të shkaktuar të hënën nga stuhia “Elpis”, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dëmshpërblim për personat e bllokuar në rrugën kryesore, ku mbetën pa lëvizur mijëra automjete dhe u bllokuan shumë qytetarë.

Ai ka kontaktuar me menaxherët e kompanisë koncesionare të Attiki Odos dhe ka kërkuar pagesën e shumës prej 2.000 euro për makinë. Kompania ra dakord për këtë pagesë.

Si pasojë e motit të keq Atika vijon të përballet me probleme të shumta që ka sjellë dëbora.

Grupet e shpëtimit kanë ndërhyrë në rrugët e Greqisë dhe Turqisë që po ashtu po vuan nga moti i keq, por ftohti i vazhdueshëm ka bërë që pafundësisht makina dhe njerëz të qëndrojnë tërë natën në ngricë.

Autostradat dhe rrugët brenda dhe jashtë Stambollit u bllokuan që të hënën, pasi stuhia goditi qytetin me 16 mln banorë duke kaluar më shumë se 80 cm borë.

Stuhia e bores ne Stamboll

Në Athinë, grupet e shpëtimit janë ende në kërkim të rreth 300 shoferëve që kanë ngecur në autostradë.

Shumë shoferë braktisën makinat e tyre. Gjatë natës, ushtria shkoi për të dërguar ujë dhe ushqim e për të ndihmuar ata që ishin bllokuar në rrugë.