Aktualitet Greqi, dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kasandrës

Greqi, dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kasandrës

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi. Njëri prej shqiptarëve kishte marrë leje dhe nuk u kthye më.

34-vjeçari i dënuar me 10 vjet burg mori leje dhe nuk është kthyer më. Ndërkaq, shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm.

Policia greke po kryen operacion masiv për të arrestuar shqiptarët e arratisur.