Extra Greqi/ Policia bastis kinematë, ndalon fëmijët të shohin filmin “Joker”

Greqi/ Policia bastis kinematë, ndalon fëmijët të shohin filmin “Joker”

Policia greke ka bastisur dy kinema në Athinë ku po transmetohej filmi “Joker” i Todd Phillips për të mos lejuar fëmijët të shikonin filmin.

Në shumicën e vendeve ku është shfaqur filmi, fituesi i “Luanit të Artë” në Venecia, është i ndaluar për fëmijët nën 15 vjeç. Sipas një ligji të vjetër grek, të rishikuar në vitin 2010, kushdo që lejon të miturit në shfaqjen e filmave të kategorizuar “R” (për të cilin duhet të jesh të paktën 17 vjeç) rrezikon gjobë deri në 10 mijë euro.

Të miturit u nxorrën nga sallat e kinemasë dhe u dërguan në kazermat e policisë dhe u lanë të lirë pasi prindërit e tyre erdhën për t’i marrë.

Në rrjetet sociale, grekët flasin për “shtet autoritar” dhe “abuzim policie” për rastin.