Bota Greqi, punëtorët manifestojnë për 1 Maj pavarësisht pandemisë

Greqi, punëtorët manifestojnë për 1 Maj pavarësisht pandemisë

Me dhjetëra punëtorë grekë, të pajisur me maska dhe dorashka, u mblodhën përpara parlamentit për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Me këtë manifestim ata shkelën edhe urdhrin e qeverisë për të mmos krijuar grumbullime, në mënyrë që të mos përhapet virusi.

Megjithatë, pjesëmarrësit ndoqën rregullat e distancimin social, duke qëndruar dy metra larg njëri-tjetrit, dhe morën pjesë në manifestimin e organizuar nga sindikata PAME, e cila është e lidhur me komunistët.

Protestuesit kishin mbuluar fytyrën me maska që lexonin “goja e mbyllur ka zë”, dhe në duar valëvitnin flamuj e parulla të posaçme.

Greqia pritet t’i lehtësojë masat kufizuese duke nisur që nga data 4 maj. Ndërkohë, shumica e bizneseve janë dëmtuar rëndë nga pandemia.

Qeveria konservatore ka premtuar se do të ruajë vendet e punës në vendin që është ende duke dalë nga kriza e vitit 2008.

Greqia ka pasur 2591 raste të infektuarish me COVID-19 deri tani, dhe 140 të vdekur.