Extra Greqi, të shtunën hapen plazhet

Greqi, të shtunën hapen plazhet

Greqia do të lejojë rihapjen e disa plazheve të shtunën e kësaj fundjave, ndërkohë që vendi pritet të përballet me temperatura të larta në vend.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka thënë se masa do të prekë 515 plazhe në Greqi. Sipas udhëzimeve, çadrat e plazhit duhet të jenë së paku 4 metra larg njëra-tjetrës dhe lejohen maksimumi 40 persona për 1 000 metra katrorë plazh.

Të mërkurën, autoritetet shëndetësore në vend njoftuan 16 raste të reja me koronavirus dhe konfirmuan edhe tri vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 155.