Aktualitet Greqi/ Vritet në burg shqiptari që porositi atentatin ndaj avokatit grek (Emri)

Greqi/ Vritet në burg shqiptari që porositi atentatin ndaj avokatit grek (Emri)

Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridalosit në Greqi, ku sapo ishte transferuar.

Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes “Protothema“, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.

Shqiptari dyshohet se u vra me thikë, gjatë një përleshjeje ku u përfshinë disa persona.

Albert Bako ishte në burg pasi në nëntor të 2014-s hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona.

Gjithashtu, sëbashku me një tjetër person dyshohej si porositësi i atentatit ndaj avokatit grek Antonopoulos.

Policia e kishte cilësuar Bakon si një individ psikopatik, me profilin e një vrasësi serial.