Bota Greqia ashpërson kufizimet, rikthen mbylljen në fundjavë

Greqia ashpërson kufizimet, rikthen mbylljen në fundjavë

Greqia do të shtojë kufizimet e koronavirusit në disa pjesë të vendit, duke përfshirë kryeqytetin dhe qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanikun, njoftoi të [remten zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Masat e reja do të fillojnë të shtunën dhe do të zgjasin deri më 15 Shkurt, pas një rritje të rasteve ditore në të dy rajonet këtë javë.

Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim të rreptë fundjave duke filluar nga ora 6 pasdite, dhe mbylljen e shkollave të mesme deklaroi Hardalias.

Ai shtoi se vetëm dyqanet ushqimore, supermarketet, farmacitë dhe furrat e bukës do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës.