Bota Greqia dhe Turqia rinisin negociatat më 25 janar

Greqia dhe Turqia rinisin negociatat më 25 janar

Greqia dhe Turqia do të rinisin bisedimet për një marrëveshje për zonat ekskluzive në Detin Mesdhe në datën 25 Janar 2021. Është Ministria e Jashtme greke që njofton se dialogu do të zhvillohet në Stamboll. Ky takim do të jetë raundi i 61 i bisedimeve mes palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Më herët gjatë një konference për shtyp, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ftoi homologun grek Nikos Dendias të takohen në Tiranë për të dialoguar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor. Çavusoglu tregoi se ofertën për një takim në Tiranë ia kishte bërë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës javën e kaluar në Turqi.

Rinisja e negociatave mes palëve zhvillohet pasi në Parlamentin grek ka mbërritur drafti i qeverisë për zgjerimin e hapësirës territoriale detare në 12 milje që do të shtrohet për miratim më 19 janar.