Kryesore Greqia hap kufijtë për Shqipërinë

Greqia hap kufijtë për Shqipërinë

Prej 1 korrikut, shqiptarët do të mund të hyjnë lirisht në Greqi. Vendimin e qeverisë së Athinës e bëri të ditur zëdhënësi Stelios Petsas, i cili njoftoi lejimin fillimisht të hyrjes së lirë vetëm përmes pikave kufitare tokësore të Kapshticës dhe Kakavijës.

Vendimin për lejimin edhe të fluturimeve ajrore, Athina pritet ta marrë pas 1 korrikut kur pritet të përcaktohen rregullat për “rikthimin në normalitet” të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare, siç u shpreh Petsas.

Veç Shqipërisë, prej 1 Korrikut Greqia do t’i hapë kufijtë edhe për vendet e tjera kufitar, si Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Turqia. Athina kishte planifikuar hapjen e kufijve tokësorë, detarë e ajrorë për Shqipërinë që më 15 qershor, ditën kur i hapi me shumicën e vendeve të hapësirës Shengen. Megjithatë e shtyu zbatimin e planit për shkak të shtimit të rasteve ditore të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.

Greqia është i pari vend i BE-së që hap kufijtë për shtetasit shqiptarë, duke shkuar përkundër vendimit të ambasadorët e shteteve anëtare morën gjatë fundjavës për t’i hapur për Serbinë dhe Malin e Zi, por jo për vendet e tjera të rajonit. Si argument u përdor shtimi i rasteve të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Shqipëria numëron 857 të prekur dhe 20 të vdekur për 1 milionë banorë.