Aktualitet Greqia kundër rekomandime të BE: Kapshtica e mbyllur deri në fund të...

Greqia kundër rekomandime të BE: Kapshtica e mbyllur deri në fund të Qershorit

Edhe pse autoritetet greke dhe ato shqiptare njoftuan një ditë më parë fillimin e lëvizjes për te gjitha kategoritë e udhëtarëve drejt Greqisë, këtë të shtunë pika doganore e Kapshticës ka qenë e mbyllur.

Autoritetet e kufirit pohuan se ishin njoftuar nga pala greke mbrëmjen e së premtes, që vendimi për hapjen e kufirit do të hynte në fuqi pas datës 28 Qershor.

Deri në këtë datë kufiri do të jetë i hapur vetëm për punëtorët sezonalë dhe qytetarët me pasaportë greke apo leje qëndrimi.

Në rekomandimin e BE u lihet në dorë shteteve anëtarë të vendosin rregulla të veçanta, por vendimi i Greqisë duket se nuk përputhet me realitetin e pandemisë në të dy vendet.

Vetëm një ditë më parë, Greqia raportoi 453 raste të reja me koronavirus, me një mesatare javore prej mbi 530 rastesh në ditë. Ndërkohë në Shqipëri një ditë më parë u regjistruan vetëm 3 raste të reja.