Aktualitet Greqia mban të mbyllur pikën kufitare të Kapshticës

Greqia mban të mbyllur pikën kufitare të Kapshticës

Greqia do të vijojë të mbajë të bllokuar pikën kufitare të Kapshticës deri më datë 8 Mars 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga pala greke, e cila ka njoftuar autoritetet shqiptare për këtë vendim.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe kamionët e mallrave. Autobusët, taksitë apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Shkak për mbajtjen mbyllur të kësaj pike kufitare është situata e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.