Bota Greqia reagon pas deklaratave të Zaev: Do t’iu vëzhgojmë nga afër

Greqia reagon pas deklaratave të Zaev: Do t’iu vëzhgojmë nga afër

Athina zyrtare reagoi pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev lidhur me problemet në zbatimin e marrëveshjes së Prespës pas jo-së së BE për dhënien e një date për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias tha se Greqia do vazhdojë të vëzhgojë nga afër plotësimin e kushteve të kësaj marrëveshje.

“Zoti Zaev po shfrytëzon edhe njëherë problemet e qenësishme të marrëveshjes së Prespës, të cilat ne i dinim dhe i kishim paralajmëruar tashmë. Marrëveshja tashmë ka dhënë rezultate dhe Maqedonia Veriore korr përfitime pasi rruga për integrimin në NATO është hapur. Qëllimi ynë është të zgjidhim problemet dhe të zbusim pasojat negative të marrëveshjes përmes rrugës evropiane. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër respektimin e plotë të përgjegjësive nga fqinjët tanë”.

Dendias kritikoi gjithashtu në deklaratën për Ekathimerinin të martën partinë kryesore opozitare SYRIZA, e cila nënshkroi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në 2018, duke kërkuar që ajo “të shqyrtojë përgjegjësitë e saj për një “Erga Omnes” problematike,” duke përdorur një shprehje latine që do të thotë të drejta dhe detyrime që kanë të bëjnë me të gjithë. Dendias tha gjithashtu se Syriza vazhdon ta paraqesë atë si një arritje.