Bota Greqia tronditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë

Greqia tronditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë

Greqia u trondit nga një tërmet i fortë me magintudë 6 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet sizimike janë ndjerë në në jug të ishullit të Kretës, konkretisht 97 kilometra në jug të Ierapetra.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 15:51 me kohën lokale dhe kishte një thellësi prej 10 km.

Sipas raporteve të para, tërmeti u ndje në prefekturat e Heraklion dhe Lassithi, ndërsa banorët raportojnë se tërmeti nuk ishte shumë i fortë, por zgjati disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.