Ekonomi Greqia zgjedh konsorciumin: Ndërtimi i resort-kazinosë luksoze, do të punësohen 7 mijë...

Greqia zgjedh konsorciumin: Ndërtimi i resort-kazinosë luksoze, do të punësohen 7 mijë persona

Greqia ka zgjedhur konsorciumin e udhëhequr nga operatori i kazinosë amerikane Mohegan Gaming & Entertainment, për të ndërtuar dhe për të menaxhuar një resort-kazino luksoze në Athinë, sipas Komisionit të Lojërave të Fatit.

Mohegan dhe partneri i saj grek, GEK TERNA, morën pjesë në një tender për ndërtimin dhe funksionimin 30-vjeçar të një resorti-kazino në hapësirën e ish-aeroportit të Athinës, Hellenikon, pjesë e një fondi prej 8 miliardë eurosh, plani i rizhvillimit nga sipërmarrësi grek Lamda.

Hapat e ardhshëm në proces përfshijnë nënshkrimin e kontratës dhe pastrimin e saj me auditorët dhe parlamentin grek përpara se konsorciumi i udhëhequr nga Mohegan të shpallet fitues i tenderit.

Plani i Mohegan, i quajtur ‘Inspire Athens’, pritet të tërheqë qindra mijë turistë dhe të gjenerojë më shumë se 7 mijë vende pune./Reuters