Bota Greta Thunberg mund të ketë koronavirus: Kam dy javë e izoluar

Greta Thunberg mund të ketë koronavirus: Kam dy javë e izoluar

Greta Thunberg ka thënë se mund të jetë prekur nga koronavirusi së bashku me babanë e saj.

Aktivistja e klimës tha se ka qenë në një tur në Evropë me të atin, përpara se të merreshin masa shtrënguese nga shumë shtete.

17-vjeçarja tha kështu në një video të publikuar te “New Scientist”: “Kam dy javë e izoluar. Erdha në shtëpi nga Europa qendrore dhe u izolova menjëherë, pasi kam qenë nëpër trena dhe nuk doja të rrezikoja njeri. Më pas, ndjeva simptoma pas disa ditësh. Por, nuk jam ndjerë e sëmurë. Babai im ka pasur simptoma më të theksuara. Unë ndihesha pak e lodhur dhe kisha pak kollë. Po të mos ishte për babain tim që u sëmur në të njëjtën kohë me mua, ndoshta nuk do ta kuptoja kurrë që edhe unë isha sëmurë”.