Sport Grezda në telashe serioze, Gerard e përjashton: Nuk do luajë më kurrë...

Grezda në telashe serioze, Gerard e përjashton: Nuk do luajë më kurrë me Rangers!

Eros Grezda është në telashe serioze. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen paqe në këtë sezon te Rangers në kampionatin skocez. Fillimisht erdhi përjashtimi nga kombëtarja shqiptare nga trajneri Edy Reja që në grumbullimin e parë të këtij të fundit në muajin qershor. Kalvari i gjatë i vuajtjeve ka vazhduar edhe gjatë muajve të verës. Grezda ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Steven Gerard dhe pasi e degdisi te skuadra e të rinjve ku as aty nuk arriti linte shenjë për mirë, shqiptari nuk do të luajë më me Rangers pas një veprimi aspak të hijshëm që ka bërë. Grezda ka pështyrë një kundërshtar në një ndeshje me skuadrën e të rinjve dhe për këtë arsye klubi jo vetëm që e ka dënuar me gjobë, por trajneri Gerard i ka bërë të ditur lojtarit se nuk do të luajë më kurrë me Glasgow Rangers (raportimet vinë nga mediat skoceze), kështu që Grezda deri në janar sa të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën do të qëndrojë në tribunë.