Kryesore Grida Duma përplaset me Spartak Ngjelën live: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve

Grida Duma përplaset me Spartak Ngjelën live: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve

Ish-deputetja e PD Grida Duma është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me avokatin e njohur Spartak Ngjela, në studion e emisionit Open teksa flitej për protestën e opozitës më 13 prill.

Debati mes Dumës dhe Ngjelës nisi pasi ky i fundit u shpreh se në protestë kishte persona që ishin paguar për të shkaktuar trazira, persona këta që mbanin maska në kokë.

DEBATI I PLOTË:

Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë

Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre

Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve

Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe

Ngjela: Këto zonjë janë të paguara

Po po vazhdo, Jepi jepi vazhdo analizën

Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd të tregoj ty strategjinë

Ngjela: Fjalët palidhje janë zhurmë

Me mua ruaju mirë se nuk mund të flasësh për mua

Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar

Ata vijnë aty zotëri se nuk kanë asnjë mundësi

Ngjela: Nuk fshehet fytyra thash unë

Duma: Kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara