Sport Griezmaan bën lëvizjen e radhës për të shmangur grumbullimin tek Atletico

Griezmaan bën lëvizjen e radhës për të shmangur grumbullimin tek Atletico

7 ditë pas hyrjes së fuqi të kluazolës së largimit, që zbret në 120 milionë euro, firma e Antoine Griezmaan me Barcelonën është edhe më parë. Zhvillimet e fundit i kanë komplikuar marrëdhëniet mes “blaugranave”, futbollistit francez dhe klubit të tij aktual, Atletico Madrid, me drejtuesit e “Los Colchoneros” që kanë paditur Barcelonën për nisjen e bisedimeve me sulmuesin.

27-vjeçari duhet të paraqitet në grumbullimin e Atleticos për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri dhe për të shmangur ndonjë masë ndëshkimore francezi, nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë i ka komunikuar zyrtarisht klubit se do të depozitojë 120 milionë euro për prishjen e kontratës.

Kjo lëvizje e Griezmannit i jep mundësinë që të mos paraqitet në stërvitje, pasi nuk e ka detyrim të vihet nën urdhrat e Simeones për fazën përgatitore.

Është një strategji për të shmangur çdo përplasje të mundshme për shkak të mosparaqitjes në grumbullim.