Extra Gruaja dëshiron të shohë nga të gjitha anët, burri ndërton shtëpinë që...

Gruaja dëshiron të shohë nga të gjitha anët, burri ndërton shtëpinë që rrotullohet 360 gradë

Kur Ljubica Kusic përmendi faktin se do të dëshironte që të shihte nga të gjitha anët në dritaret e saj, ajo nuk mendonte se bashkëshorti do ta merrte aq seriozisht kërkesën e saj sa të ndërtonte një shtëpi që rrotullohet 360 gradë.

Vojin, 72 vjeç, nuk ka mbaruar një shkollë arkitekture dhe nuk ka qenë kurrë në Universitet por kjo nuk e ndaloi atë që të ndërtonte pronën unike në qytetin e tyre të lindjes, Srbac, Bosnje.

Tani, sa herë që Ljubica dëshiron të marrë rreze ose të shohë diçka ndryshe, ajo thjesht mund të rrotullojë shtëpinë e saj dhe të shohë.

“Pasi arrita një moshë dhe fëmijët morën përsipër të drejtonin biznesin familjar, kisha më shumë kohë dhe kështu i dhashë një detyrë vetes për të ndërtuar shtëpinë që donte gruaja”, thotë Kusic.

E montuar në një bazament betoni, shtëpia kthehet duke përdorur motorë elektrikë dhe rrota të një automjeti të vjetër ushtarak.

Kusic thotë se shtëpia mund të bëjë një rrotullim të plotë të shpejtë për 22 sekonda, ndërsa në më të ngadaltin e përfundon për 24 orë.

“Tani edhe dera rrotullohet kështu që kur shohim që po vijnë miq të padëshirueshëm, thjesht kthejmë shtëpinë dhe ata ikin”, thotë Kusic me shaka.