Aktualitet Gruaja e Admir Muratajt e konfirmon: Është bashkëshorti im

Gruaja e Admir Muratajt e konfirmon: Është bashkëshorti im

Gruaja e Admir Muratajt ka konfirmuar se personi që është vrarë nga Policia, është bashkëshorti i saj.

Albana Muratajt ka shkuar në morgun e Tiranës për të parë viktimën dhe ajo ka konfirmuar për Policinë dhe ekspertët ligjor, se bëhet fjalë për bashkëshortin e saj.

Gjithashtu në morg ka shkuar edhe vëllai i Admir Muratajt.

Pasi të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore trupi i Admir Muratajt do të çohet pranë familjes, ku do zhvillohet edhe ceremonia mortore.

Familjarët e Admir Muratajt te Morgu i Tiranës