Extra Gruaja e kryeministres serbe sjell në jetë një djalë

Gruaja e kryeministres serbe sjell në jetë një djalë

Bashkëshortja e kryeministres serbe, Ana Brnabiç ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bëri publik të mërkurën vetë Zyra e Kryeministrisë së Serbisë.

Në deklaratën e shkurtër, thuhet se nëna Milica Djurdjiç dhe foshnja, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Brnabiç është kryeministrja e parë serbe homoseksuale, e cila erdhi në post në vitin 2017, një vendim i papritur për një vend si Serbia, ku homoseksualët shpesh përballen me ngacmime dhe sulme.

Brnabiç dhe Djurdjiç kanë marrë pjesë në ngjarje publike së bashku si koncerte apo në hapje ekspozitash.