Sport Gruaja i bën “gjëmën” Icardit, Argjentina e lë jashtë dhe fton Lautaron

Gruaja i bën “gjëmën” Icardit, Argjentina e lë jashtë dhe fton Lautaron

Argjentina ka publikuar listën me futbollistët që do të grumbullojë për miqësoret e 23 dhe 26 Marsit, përballë Venezuelës dhe Marokut, ndërsa trajneri Lionel Scaloni ka preferuar të mos grumbullojë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Situata e sulmuesit me klubin zikaltër, duket se ka qenë ajo që ka ndikuar maksimalisht në vendimin e Scalonit, që ndryshe nga sa bëri me Icardin, vendosi të grumbullojë sulmuesin tjetër të Interit, Lautaro Martinez.

“Situata e Icardit është e komplikuar. Ai ka marrë vendimet e tij dhe në bazë të tyre, kemi marrë edhe ne vendimet tona. Kam folur me të dhe e kam mirëkuptuar, pasi kam qenë edhe vetë futbollist, por nuk mund ta merrnim tani. Shpresoj që gjithçka të rregullohet dhe të kemi mundësi ta marrim në Kupën e Amerikës”, tha Scaloni.