Extra Gruaja shtatzënë shpëton burrin nga sulmi i peshkaqenit

Gruaja shtatzënë shpëton burrin nga sulmi i peshkaqenit

Një grua shtatzënë u hodh në det në Florida për të shpëtuar burrin e saj nga një peshkaqen.

Policia tha se 30-vjeçari Andrew Charles Eddy ishte duke u zhytur pranë Sombrero Reef kur u sulmua nga një peshkaqen.

Gruaja e tij, Margot Dukes-Eddy, pa pendët dorsale të peshkaqenit dhe njolla gjaku që shfaqeshin në sipërfaqen e ujit.

Ajo u hodh në ujë “pa hezitim”, tha policia.

Kur ajo tërhoqi burrin e saj në siguri, anëtarët e tjerë të familjes thirrën policinë. Ai u transferua në një spital në Miami, ku u diagnostikua me dëmtime të rënda në shpatull.

Shpëtimtari Ryan Johnson i tha medias lokale se Charles Eddy ishte në “gjendje kritike” kur u soll.

Ky çift nga Xhorxhia ishte me pushime në Florida me familjen e tyre dhe u pëlqente të lundronin.

Disa nga grupi ishin tashmë në ujë dhe zhyteshin kur Eddy u bashkua me ta.

Raporti i policisë thotë se kishte edhe zhytës të tjerë në ato ujëra.

Dëshmitarët okularë thanë më herët atë ditë ata vunë re një peshkaqen të madh, më shumë se tre metra të gjatë, që dukej si një peshkaqen dem, duke notuar në zonë.

Florida ka numrin më të lartë të sulmeve të peshkaqenëve në botë. Gjatë vitit 2019, u regjistruan 21 sulme, njoftoi Muzeu i Florida-s.

Sidoqoftë, globalisht, sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve janë të rralla.