Kryesore Gruevski tregon si kaloi kufirin në Shqipëri

Gruevski tregon si kaloi kufirin në Shqipëri

Ish kryeministi i Maqedonisë Nikolla Gruevski, për here të parë pasi u arratis nga vendi i tij, ka rrëfyer skenarin e arriatisjes së tij nga Shkupi nëpërmjet tre shteteve me destinacion Hungarinë.

Nga Maqedonia ika shumë thjesht. Kalova nga Shqipëria. U paraqita në ambasadën e Hungarisë në Tiranë ku kërkova azil politik. Nga atje erdha në Hungari ashtu siç u vendos pas disa konsultimeve të caktuara të tyre. Për faktin që disa vite isha kryeministër, për shkaqe sigurie u vendos që të transportohem deri në Hungari. E përdora letërnjoftimin.”

I pyetur se a e ka përdorur letërnjoftimin në kufirin Maqedoni-Shqipëri dhe a e ka kaluar këtë kufi në mënyrë legale, Gruevski nuk pranoi te zbulonte te vertetën.

Këtu nuk mund t’iu përgjigjem në këtë pjesë. Po ia lë qeverisë të punojë në këtë rast, sepse paralajmërojnë se gjithçka do të zbulojnë, por prej se shkova në Shqipëri, më pas gjatë rrugëtimit kam përdorur letërnjoftimin tim deri te kufiri Serbi-Hungari. Në Hungari hyra me një dokument të cilin e mora në ambasadën e Hungarisë në Tiranë.

Nikolla Gruevski është arratisur nga Maqedonia, ndërsa ka fituar azil politikë në Hungari. Ai është i dënuar me 2 vjet burg per korrupsion ne rastin e blerjes se nje makine te blinduar luksoze.