Aktualitet Grupi i falsifikatorëve me “kapo” shqiptar nxirrte 1 milion euro fitime

Grupi i falsifikatorëve me “kapo” shqiptar nxirrte 1 milion euro fitime

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar me pretendimin se është “kapo” i një grupi kriminal në që pajiste me dokumente të falsifikuara emigrantë që donin të udhëtonin në vendet e BE-së.

Shqiptari dhe një irakian kishin krijuar një grup për prodhimin e dokumenteve të jashtëligjshme.

Policia greke bën me dije se nga ky aktivitet, ata kishin arritur fitime që shkonin deri në 1 milion euro.

Në pranga ranë 4 irakianë, një bangladeshas, një shqiptar, një sirian, dhe një shtetase greke.

Në kontrollin e bërë në banesat e të arrestuarve policia greke sekuestroi dokumente të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi, tre kompjuterë, katër vula shërbimesh shtetërore, 19.040 euro, 100 dollarë amerikanë, 123.250 dinarë irakianë, 30 lira turke, 2 automjete dhe telefona celularë.

Grupi kriminal përgatiste dokumente udhëtimi të falsifikuara, që pastaj ua shiste trafikantëve të ndryshëm. Çmimet e shitjes me shumicë varionin nga 100 deri në 240 euro. Pastaj trafikantët pajisnin me këto dokumente dhe kundrejt çmimeve të “kripura”, emigrantë që donin të udhëtonin nga Greqia për në vende të tjera të BE-së. Në këtë grup, sigurimi i dokumenteve të falsifikuara ishte misioni i shtetasit shqiptar.

(Marrë nga http://www.tovima.gr)