Kryesore Grupi Parlamentar i PD mbështet Bashën për djegien e mandateve: Mos të...

Grupi Parlamentar i PD mbështet Bashën për djegien e mandateve: Mos të vonohemi!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, gjatë diskutimit për propozimin e Lulzim Bashës për digjen e mandateve, është shprehur njëzëri pro.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ashtu sikundër kishte deklaruar edhe më parë ka shprehur qëndrimin e tij të prerë në mbledhjen e grupit të PD-së, për lënien e mandateve nga ana e deputetëve, e të mos pritet më gjatë për të zyrtarizuar vendimin.

Madje ka shtuar se duhet bërë që tani, pa pritur më gjatë. Sipas burimeve, Salianji ka thënë se duhen gjetur hapësirat ligjore për këtë dhe duhet bërë që tani.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputeti Flamur Noka: “Duhet djegie e mandateve”.

Kryetari i grupit Parlamentar, Edmond Spaho ka thënë se “nuk duhet të lëvizin nga ky vendim, është presioni më i mirë i qeverisë”. Pro është shprehur edhe deputeti i Vlorës Agron Shehaj: “Vendimi më i mirë”. Për Oriola Pampurin ky do të ishte një akt sublim.

Në të njëjtën valë gjatësie kanë qenë edhe deputetët Gent Strazimiri dhe Aldo Bumçi, me këtë të fundit që ka deklaruar se PD nuk duhet të futet në një asnjë lloj zgjedhjeje.

Edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, ka konfirmuar qëndrimin e tij pro djegies së mandateve.