Aktualitet Grupit kriminal të trafikut të drogës iu sekuestruan 4 mln euro pasuri...

Grupit kriminal të trafikut të drogës iu sekuestruan 4 mln euro pasuri në Shqipëri

4 milionë euro pasuri që ju sekuestruan grupit kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës që vepronte mes Italisë dhe Shqipërisë janë të gjitha në vendin tonë.

Bëhet fjalë për 15 apartamente, 1 truall toke, 7 autovetura dhe skafi i sekuestruar në Vlorë.

Nga 37 personat e arrestuar nga ky operacion, 10 janë arrestuar në Tiranë dhe Vlorë.

Hetimet për operacionin policor të koduar “Kulmi” kishin nisur në mars 2017 deri me janar 2019.