Sport Grushte te Bayern Munchen, dueli fizik mes Lewandowskit dhe Coman

Grushte te Bayern Munchen, dueli fizik mes Lewandowskit dhe Coman

Pikërisht në një pikë të sezonit kur duket se ka marrë revanshin në luftën për titullin në Bundesligën gjermane, e ka lënë pas oshilacionet e problemet brenda ekipit, situata te Bayern Munchen trazohet në stërvitje.

Në seancën e fundit të skuadrës bavareze, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman “thirrën në ndihmë” grushtet dhe shkelmat, kur nuk arritën dot të zgjidhnin me fjalë një situatë të tensionuar mes tyre.

Përplasja mes dy futbollistëve të Bayernit erdhi pasi Lewandowski kritikoi hapur Comanin me tone aspak normale, ndërsa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të evituar përshkallëzimin e situatës. Trajneri Niko Kovaç, që për pak u shkarkua për probleme me lojtarët dhe drejtuesit më herët këtë sezon, u duk se do të përjashtonte dy futbollistët, por surprizoi të gjithë duke i lënë të vazhdonin.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi polak, Robert Lewandowski përplaset fizikisht me lojtarë të tjerë të ekipit. Këtë sezon, një duel i ngjashëm ka qenë dhe me mbrojtësin Mats Hummels. Bayern përgatitet për transfertën e kësaj të diele në fushën e Fortuna Dusseldorfit, me një kryesim të brishtë prej vetëm 1 pike ndaj Dortmundit, kur duhen edhe 6 ndeshje nga fundi i Bundesligës.